Përfundon Samiti i Zagrebit, Thaçi tregohet i prerë me BE-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka theksuar edhe një herë përmes adresimit online në Samitin e Zagrebit, që BE të merr vendim për liberalizimin e vizave.

Marketing

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në adresimin online në Samitin e Zagrebit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor theksova nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot ta dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave. Madje edhe pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret.

BE-ja dhe shtetet anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ. Atyre u bëra thirrje që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në.

Marketing