Përfundon seanca ndaj Hysni Gucatit në Hagë

Ka përfunduar seanca e parë, e cila ishte dëgjimore ndaj kreut të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, e cila u mbajt në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Marketing

Në fjalën e tij, Gucati tha se, nuk kishte pasur aspak nevojë që ai të arrestohet në atë mënyrë siç u arrestua më 25 shtator të këtij viti nga Policia e EULEX-it, pasi që siç u shpreh ai, tha se do të mund të ishte dorëzuar vetë.

Në këtë seancë pala mbrojtëse, pra avokati Jonathan Ellison Rees, kërkoi nga gjykatësi Nicolas Guillou dhe prokurorja Valeria Bolici, që Hysni Gucati, të lirohet me kusht nga paraburgimi, pasi që sipas tij, ai nuk paraqet rrezik për arratisje, por që nuk është e logjikshme që ai të qëndrojë në paraburgim derisa të shqyrtohet kërkesa që ka parashtruar avokati, raporton lajmi.net.

Mirëpo kjo kërkesë e avokatit, Jonathan Ellison Rees, nga prokurorja Valeria Bolici, e cila tha se, Hysni Gucati paraqet rrezik të publikimit të dosjeve të tjera dhe publikimit të informacioneve të cilat janë sekrete dhe që i takojnë Gjykatës Speciale.

Marketing