Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit Ilira Meta në Presidencë. Takimi i tyre ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes të dyve dhe si do të zgjidhet ngërçi për t’i dhënë vendit një ministër të ri të Brendshëm, pas refuzimit të kreut të Shtetit për të mos dekretuar propozimin e Ramës, Sandër Lleshi si zëvendësues i Fatmir Xhafajt.

Takimi u zhvillua me kërkesë të vetë kreut të qeverisë.