Përgatitet draft-ligji për amnisti, të akuzuarit do të deklarohen nëse pranojnë amnistinë

Alsat mëson se draft-ligji për amnisti do të shqyrtohet të hënën në mbledhjen e nëngrupit për pajtim. Në draft është paraparë që të akuzuarit të prononcohen veçmas nëse pranojnë amnistinë ose mbi parimin e prezumimit të pafajësisë duan të vazhdojnë procedurën gjyqësore.

Marketing

Nw rast se miratohet, Ligji pwr amnisti nuk do t’i përfshi personat për të cilët ka dëshmi materiale për vepër penale dhunë. Gjithashtu nuk do të përfshihen as organizatorët dhe veprat me të cilat ngarkohen ata si rasti i ish drejtorit të DSK, Vlladimir Atanasovski.

Pas shqyrtimit të draftit nga nëngrupi për pajtim, i njëjti kalon në mbledhjen e trupit ku duhet të merr mbështetjen e të gjithëve që më pas të niset për procedurë parlamentare.

Marketing