Përgatitja e petullave në atë mënyrë që të mos thithin vaj

15:39 | 16 Maj 2021

Marketing

Sekreti ka të bëjë pikërisht me përdorimin e një luge gjelle raki ose uthull molle a rrushi tek brumi i petullave që përgatitet.

Petullat janë padyshim të shijshme dhe fantastike, të preferuara nga të gjitha.

Por për shumë amvisa mbetet një sfidë përgatitja e tyre pa thithur shumë vaj.

E megjithatë për të përgatitur e shijuar petulla pa patur sikletin e vajit, ka një sekret të cilin AgroWeb.org e sjell më poshtë, një sekret të cilin nënat e gjyshet e përdorin për të ofruar petulla fantastike pa thithur vaj.

Ato përdorin një përbërës që pavarësisht se duket i pazakontë bën që petullat gjatë skuqjes të mos thithin vaj e të jenë tërësisht të shijshme e të buta.

Sekreti ka të bëjë pikërisht me përdorimin e një luge gjelle raki ose uthull molle a rrushi tek brumi i petullave që përgatitet.

Përbërësit 

2 gota uji me miell

1 gotë uji me kos

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

Vaj

Pak kripë

Një lugë gjelle raki ose uthull

Përgatitja 

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën.

I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme, shtojmë një lugë gjelle me raki ose uthull molle ose rrushi dhe vijojmë të rrahim brumin edhe për pak.

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

Mund të përdorim një lugë për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë ku keni vendosur disa letra kuzhine dhe më pas vendosini në një pjatë tjetër dhe shijoini. /Lajmi.net/

Marketing