Përgatitje për vaksinim për Kovid-19, edhe më tutje mbi 1.000 të sapoinfektuar në ditë

Vaksina për Kovid-19 në shtet pritet të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm, nuk do të jetë e detyrueshme, ndërsa do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Trupi koordinues për vaksina për Kovid-19 dje definoi disa hollësi rreth procesit të vaksinimit, si hap i ardhshëm në përballjen me pandeminë e virusit Kovid-19. Edhe në statistikën e mbrëmshme të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara ishin regjistruar mbi 1.000 të saposëmurë. Janë regjistruar 585 pacientë të shëruar dhe 30 të vdekur.

Marketing

“Tashmë janë siguruar 833.000 vaksina kundër Kovid-19 për 400.000 qytetarë përmes mekanizmit Kovaks të OBSH-së, Aleancës Globale për Imunizim. Ne do t’i marrim vaksinat sipas planit të shpërndarjes që do ta përcaktojë Kovaks dhe shumë shpejt do të presim informacione konkrete prej tyre. Përveç këtij mekanizmi, ne kemi dorëzuar kërkesa për kontrata direkte tek kompanitë “Astra Zeneka” dhe “Fajzer” për vaksinat e tyre dhe pas përgjigjeve të tyre fillestare po e presim konfirmimin e tyre se do të jemi në gjendje të sigurojmë sasi shtesë nga kompanitë. Qëllimi është të vaksinohen 60 deri në 70 për qind e popullsisë sepse ekspertët besojnë se kjo është një përqindje e mjaftueshme e popullatës së vaksinuar për të fituar imunitet”, deklaroi ministri Filipçe.

Çmimi i furnizimit për një vaksinë, sipas dokumenteve fillestare të cilat i kanë marrë përmes mekanizmit kovaks, është 10 dollarë. Ai theksoi se vaksinimi do të kryhet në pikat e vaksinimit dhe spitalet, do të zhvillohet një proces i shpejtë trajnimi për vaksinimin në përputhje me specifikat e vaksinave dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë do të trajnohen si duhet. Vaksinimi i grupeve specifike të punëtorëve shëndetësorë, theksoi ai, do të kryhet në institucionet shëndetësore publike ku ata punojnë.

Ai theksoi se është marrë vendim si prioritet të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë që punojnë në kovid-qendrat ose janë të ekspozuar drejtpërdrejt ose punojnë me të sëmurë ose të dyshuar, pjesa e punonjësve shëndetësorë që punojnë në marrjen e strishove, qytetarë mbi 65 vjeç dhe pacientë me sëmundje kronike, në pjesën e sëmundjeve kronike të mushkërive dhe kardiovaskulare sipas kodeve të diagnozës përmes sistemit “Termini Im”, punonjësit në infrastrukturën kritike dhe në transport.

“Sa i përket ruajtjes së vaksinave, tani, historikisht shikuar prej më parë një periudhë të gjatë te ne, vaksinat janë te operatorët ekonomikë të cilët importojnë. Më tutje, ata e marrin obligimin gjithashtu për shpërndarjen për pikat e vaksinimit dhe konsiderojmë se është sistem më logjik, më praktik dhe më i lehtë që kjo vaksinë të vendoset në atë sistem me atë që në sistemin e ruajtjes dhe magazinimit vetëm shtohen këto frigoriferë t cilët do t’i marrim për temperaturë – 70, ndërsa për të gjitha hapësirat e tjera magazinuese tashmë kemi leje nga operatorët ekonomikë që t’i shfrytëzojmë edhe për këtë vaksinë”, tha Filipçe në konferencë për media. Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të përmbahen nga festimet dhe grumbullimet

Marketing