Në prag të Festës së Kurban Bajramit, rrugët drejt tregjeve dhe dyçaneve me veshmbathje janë vërshuar nga qytetarët të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit të kësaj feste. Zakonisht, festat janë gëzim i posaçëm për fëmijët pasi vjen në shprehje përmbushja e dëshirave të tyre thuajse për çdo kërkesë që kanë.

Ke dal me ble diçka? Po, rroba me ble? Çka ke me ble? Rroba për Bajram. Çka pëlqen më shumë? Farmerka të shkurtra dhe bluzë. Çfarë ngyre i pëlqen? Ngjurën e zezë më shumë e pelqej.

Pse ke dal sot? Me ble tesha. Çfarë teshash don për Bajram? Pantollona..të zeza- thonë disa fëmijë.

Shumë prej qytetarëve të rëndomtë ankohen për krizë ekonomike duke shtuar se përgatitja e sofrës së Bajramit po bëhet edhe më e vështirë nga viti në vit.

Me 2-3 mijë denarë ndihmë sociale çfarë kushtesh mund të kemi, ajo është vetëm për të mashtruar vetveten, por po ndihmohemi ndërmjet veti, se përndryshe jo. Në tjera vende ndoshta është më mir por këtu jo”.

Përafërsisht jemi bë gati. Tash është krizë, nuk është sikur përpara kur puna ishtë mir por prap se prap e mbërrijmë disi – thonë disa qytetarë.

Bajrami i Kurbanit quhet kështu sepse në këtë festë theret kurban dhe plotësohet kushti i pestë i Islamit, shkuarja në Haxh. Personat, të cilët i plotësojnë kushtet në aspektin fetar dhe zotërojnë mundësinë financiare e kanë të domosdoshme të therin kurban ndërsa kafsha hallall për kurban mund të jetë dele, dhi, lopë, buall, deve dhe nga kafshët e tjera të ngjashme. Nga BFI-ja njoftuan se edhe këtë vit kurbani do të shkojë për nxënësit e medresesë “Isa Beu” ndërkohë që mishi i tepruar do t’u ndahet familjeve në nevojë.

Gjatë këtij viti kemi mbi 900 nxënës shkollohen në medresenë tonë, faktikisht në 5 medresetë tona dhe mishi i tyre ndahet pikërisht për këta nxënës. Mishi i cili tepron nga nevojat e internatit të medresesë padyshim se do t’u ndahet të gjithë të varfërve në nivel republikan, si çdo vit tjetër, ashtu siç e kemi praktikuar në ditën e tretë fillon këtu në lokalet e BFI-së, mblidhet një numër i madh i të varfërve, nuk lëmë shtëpi pa ndarë mish kurbani, shtëpi e cila është e varfër, madje ditën e katërt dhe të pestën dhe kështu me radhë, sipas nevojës do të ndahet në tërë teritorin e Maqedonisë, nuk do të anashkalohet asnjë qytet – tha Rexhep Ziberi, BFI.

Siç thonë nga BFI-ja, çmimi i kurbanit për këtë vit është 120 euro, i përcaktuar në bazë të kërkesave të tregut të kafshëve për kurban. Madje, nga BFI alarmojnë për mashtrime me çmimet e ndryshme të kurbanit duke filluar nga 65 euro, e të cilat sipas tyre, kanë për qëllim ndërprerjen e të ardhurave materiale për Medresenë “Isa Beu”. Dita e parë e Kurban Bajramit është të martën, më 21 gusht. Rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit duke mbaruar me vizitat te të afërmit, fqinjët dhe miqtë. ALSAT-M