Përgjegjësia është e jona, për Shkup më të pastër

Administrata e NP “Higjiena Komunale” me aksion për Shkup më të Pastër.
Me rastin e ditës Botërore të pastrimit, administrata e NP “Higjiena Komunale” –Shkup do të organizojë aksion për pastrim në zonën qendrore të qytetit, dhe i fton të gjithë qytetarët dhe institucionet e qytetit tonë.

Marketing

Aksioni do të zhvillohet nën moton “PËRGJEGJËSIA ËSTHË E JONA, PËR SHKUP MË TË PASTËR” – më datë 14 Shtator 2018, ndërsa fillimi është caktuar në ora 10:00 te Sheshi i qytetit.
“Në këtë mënyrë duam të tregojmë se pastërtia dhe higjiena e qytetit të Shkupit nuk varen vetëm nga ekipet e NP “Higjiena Komunale” të cilët një herë në ditë i zbrazin enët për mbetje, lajnë dhe fshijnë zonat publike. Të gjithë qytetarët e kryeqytetit me sjelljen e tyre të ndërgjegjshme dhe trajtimin me mbetjet e tyre, japin kontribut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përmes këtij aksioni, edhe një herë duam të apelojmë te ata, që mbetjet komunale t’i vendosin vetëm në shporta dhe kontejnerë, ndërsa mbetjet e vëllimshme në qendrat për seleksionim, të bëjnë selektim primar të mbetjeve dhe mos të krijojnë deponi të egra- në këtë mënyrë të na ndihmojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë së Shkupit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor” – thotë drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing