Përgjime të paligjshme edhe në banesa private

Me pseudonimin “Zo Za”, në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit në shënjestër të përgjimit ka qenë edhe kryeministri Zoran Zaev, atëherë lideri i opozitës. Në seancën gjyqësore për rastin “Fortesa – Target”, informatori Zvonko Kostovski sqaroi se disa persona janë regjistruar dy herë, sepse janë paraqitur në biseda të ndryshme.

Ai gjithashtu tha se ish-shefi i Drejtorisë së Pestë Goran Gruevski, urdhëroi të instalohet një kompjuter i posaçëm në ndërtesën e njohur si “parlamentarja” afër stacionit të vjetër hekurudhor dhe prej atje ishte lidhur me pajisjet teknike në Ministrinë e Brendshme.

Kjo ishte bërë me kërkesë të Goran Grujevskit me qëllim që logjistika të mos jetë e detyruar që çdo ditë të shkojë në ato hapësira dhe t’i marrë materialet, për shkak se në këtë mënyrë do të lindnin dyshime te banorët që jetojnë afër ndërtesës”. – theksoi Xvonko Kostovski, dëshmitar
Në seancën e sotme u prezantuan edhe materiale nga hard disku që Prokuroria Speciale Publike i ka marrë gjatë bastisjes në zyrën e Kostovskit në MPB, ndërsa ai sqaronte se çfarë do të thonë në fakt këto të dhëna.

Zvonko Kostovski, bashkë me kolegun e tij Gjorgji Llazarevski, kanë arritur që nga numri i përgjithshëm i objektiveve të paligjshme në DSK të nxjerrin dhe t’i dorëzojnë Zoran Verushevskit vetëm pesë për qind. Dëshminë e Kostovskit në radhë të parë e dëgjoi ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili ishte sjellë nga paraburgimi në Shutkë.

Përveç Mijallkovit, për përgjimin e paligjshëm në lëndën “Fortesa – Target” akuzohen edhe ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe të arratisurit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, si edhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK.