“Përgjimet”, Menduh Thaçi dhe Arben Xhaferi janë regjistruar me emra të veçantë

Kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi e ka ndjekur DSK-ja, me emrin kodues “Shvaler”. Arben Xhaferin, ndërkohë, shërbimin e quajti “deda”. Pseudonimet e tyre u zbuluan sot në një seancë dëgjimore për rastin Target-Fortesa, për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve, i zbuloi një dëshmitar i cili punonte në Drejtori.

Marketing

Marjan Jankullovski është operativi, që ka futur numrat në makinat e përgjimit. Pasi filloi të gjurmonte numrat në mënyrë të paligjshme, ka dyshuar se sistemi po keqpërdoret, sepse për Thaçin dhe Xhaferin nuk kishte asnjë urdhër gjykate, ndërsa ishin përgjuar vazhdimisht.

Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, pas disa viteve të punësimit të tij, aplikoi një praktikë para Vitit të Ri, për të fshirë të gjithë numrat dhe pseudonimet dhe pas Vitit të Ri të vendosen të njëjtat numra me pseudonime të reja – tha Marjan Jankullovski, dëshmitar.

Tani pensionisti, Jankullovski, tha se merrte urdhra nga shumë njerëz për të futur numra për tu përgjuar. Por, gjithashtu mori një kërcënim nga ish-kryeshefi i arratisur i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski.
“Do të të hedh në erë, nëse vendos numër, që nuk ta kemi dhënë unë ose Nadica”.

Jankullovskit i është kërkuar të përgjonte në mënyrë të paligjshme numrin e djalit të tij. Pasi e ka pyetur pse, ka marrë përgjigje, se ishte kandidat për tu punësuar. Operativi në pension është dëshmitar me propozimin e Prokurorisë.

Gjykimi për përgjime të paligjshme dhe shkatërrim të pajisjeve do të vazhdojë më 12 dhjetor, kur atë do ta merr në pyetje mbrojtja. Në rastin e përgjimit në masë dhe shkatërrimit të pajisjeve, përveç Grujevskit dhe Nadica Nikoliqit, akuzohen gjithashtu edhe Jankulloska dhe Mijallkov.

Marketing