Përgjimet në prokurori, Zaev paralajmëron hetime

Hetimi do të vërtetojë se kush dhe përse ka urdhëruar që të vendoset pajisje përgjimi”. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Zoran Zaev, i cili thotë se vetëm pasi të kryhet hetimi, do të dinë se prej kujt të kërkojnë llogari.

Marketing

Ndërkaq, thekson faktin se tek Gjykata Themelore Shkupi 1, ende pa u vënë në funksion ka ekzistuar sistemi i përgjimit dhe për këtë duhet të jipet përgjegjësi. Më tej ai shprehet se nuk është në dijeni se sa ose edhe sa institucione tjera, do të mund të jenë përgjuar.

“Hetimi dueht të tregoj se vërtetë kush ka dhënë vendim dhe pjesa e dytë, ku ajo është përdorur. Unë me informacionet që i kam, pa pasur asnjë dëshirë ose qëllim të përzihem në hetim, Gjykata Themelore Shkupi , ende nuk është vënë në funksion dhe aty ekziston sistem, vërtetë nuk ka zyrë, kurse komunikimi i brendshëm nuk i është i vendosur, por sistemi është vendosur. Kush e ka lejuar këtë, që të vendoset një sistem i këtillë. Prokuroria Publike duhet ta thotë këtë”, deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Ministrja Deskoska ishte në një vijë me kryeministrin, se vetëm pasi te kryhet hetimi do të dinë se nga kush dhe çfarë lloj përgjegjësie të kërkojnë. Ndërkaq, u shpreh se janë duke u grumbulluar të gjitha faktet në mënyrë rasti të zbardhet plotësisht.

“Duke pasur parasysh se për këtë proces është duke u zhvilluar hetim dhe sipas procedurës do të dihet se tek kush duhet të kërkohet përgjegjësi dhe çfarë lloji të përgjegjësisë.

Dua të them se në Ministrin e Drejtësisë është blerë në një periudhë të caktuar central telefonik. Pas informacioneve që dolën për gjyqet, do të drejtohem tek Ministria e Punëve të Brendshme, që të filloj hetim se çfarë centrali është blerë në Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Skandalin me përgjimet e reja të paligjshme e publikoi të premten kryeprokurori Lubomir Jolevski në një brifing me gazetarët. Përveç Prokurorëve ishin përgjuar edhe gjykatësit e gjykatës penale, megjithatë ende nuk përjashtohet mundësia që aparate përgjimi të ketë edhe në institucione të tjera.

Marketing