Miriam Cani ndau një moment romantik me Alban Skënderaj.

Një prej çifteve më të dashura të estradës janë edhe Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Dyshja kohë pas kohe ndajnë fotografi nga përditshmëria e tyre bashkë me dy fëmijët e tyre, Ameli dhe Duam.

Së fundi, ishte Miriami ajo që publikoi një video romantike, ku shfaqet duke shtrënguar duart me Albanin.

“Përgjithmonë”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë asaj videoje.

Kujtojmë se Miriam Cani nuk është shumë aktive në muzikë, për dallim prej Albanit, i cili sjell shumë shpesh këngë të reja.

Të dy, gjatë kësaj periudhe kanë pushuar pranë dy fëmijëve të tyre, ndërsa çastet më të bukura i sollën për ndjekësit në rrjete sociale.