Perin do të largohet nga Juventus, në janar – i bashkohet Genoas

Mattia Perin nuk do ta vazhdojë rrugëtimin e tij me Juventus.Perin do të kthehet tek skuadra e Genoas, gjatë merkatos së janarit, bëjnë të ditur mediet italiane.

Marketing

Portieri italian nuk ka arritur të fitojë minuta, duke pasur konkurrencë të fortë me Gigi Buffon dhe Wojciech Szczesny.

Perin nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Juventus. Ai ishte afër kalimit tek Benfica gjatë verës, por dështoi në testet mjekësore.

Perin pritet t’i bashkohet Genoas në janar, në formë huazimi, me dy skuadrat që janë gati të mbyllin marrëveshjen.

Marketing