Perisiç falënderon ata që e kritikuan dhe përkrahen

Anësori i Ivan Perisic ka thënë disa fjalë të cilat i ka adresuar për tifozët e Inter.
Ylli kroat ka falënderuar tifozët e Inter për përkrahjen e tyre dhe për kritikat e drejtuara ndaj tij.

Marketing

Perisic nuk është paraqitur për skuadrën e tij tash e disa javë, pasi kishte humbur fokusimin e tij pas interesimit të shfaqur nga Arsenal.

“Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe faleminderit për kritikat. Të dyja më motivojnë” ka thënë lojtari kroat.

30 vjeçari ishte shumë afër që të kalonte tek skuadra e Arsenal, por gjithçka dështoi, pasi Inter nuk ishin të gatshëm ta lirojnë në formë huazimi. /Lajmi.net/