Përkatësia etnike, në dokumentet personale?

Përfshirja e përkatësisë etnike në dokumentet personale nuk përbën problem politik në Maqedoni. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani thekson se një gjë e tillë është e pranueshme por fillimisht duhet shqyrtuar nëse një gjë e tillë bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe ato Evropiane. Ndryshimet kushtetuese në procedurë e sipër nuk përfshinë çështjet etnike. Megjithatë, Osmani nuk përjashton mundësinë që përcaktimi etnik në dokumente të rregullohet me ndryshime ligjore.

Marketing

Nëse standardet ndërkombëtare dhe Evropiane për dokumentet e udhëtimit nuk e pengojnë një gjë të tillë, mendojmë se është zgjidhje e mirë që në dokumentet e udhëtimit të precizohet edhe përkatësia etnike dhe me këtë të qartësohen dilemat mes nënshtetësisë dhe përkatësisë etnike”- u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.