Përkatësia etnike në formularët e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriore

Televizioni “TV24” bëri të ditur se kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kanë rënë dakord që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të deklarohen rreth përkatësisë etnike gjatë regjistrimit të popullsisë që do të ndodh në vitin 2020.

Marketing

Sipas informacioneve, ligji është në fazën përfundimtare dhe pritet të kalojë në qeveri javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të muajit mars pritet të votohet edhe në Kuvend. Sipas informatave, përveç etnisë, që nxiti reagime të shumta në opinion, momenti i dytë kontestues, nga regjistrimi i dështuar i vitit 2011 është regjistrimi i mërgimtarëve që janë më shumë se një vit jashtë shtetit. Sipas, informacioneve, këto të fundit do të regjistrohen, por jo edhe te numri i përgjithshëm i popullatës. Është parashikuar që regjistrimi i popullsisë pritet të kushtojë 8.5 milion euro.

Marketing