Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berlusconit, ja çfarë po ndodh me ish-kryeministrin

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi prej ditësh ndodhet i shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos.

U bë disa javë që lideri i qendrës së djathtë italiane hyn e del nga spitali për shkak të gjendjes shëndetësore që u vu në provë të fortë pas infektimit nga Covid 19.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar zëra mediatike se gjendja e tij shëndetësore është mjaft kritike.

Marketing

Mjeku personal i Silvio Berlusconit, Alberto Zangrill, shfaqet hermetik në informacionin mbi gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit.

Pak orë më parë ka deklaruar se “pacienti i tij ka temperaturë për shkak të një infeksioni në trup”, ndërsa në profilin tëitter ka postuar mesazhin se “të gjithë pacientët e tij janë mirë”.

84-vjeçari, Silvio Berlusconi, u infektua nga Covid 19 në shtator të 2020. Pas një qëndrimi disa javor në spital ai ka vazhduar kurimin në shtëpi.

Por duket se ky virus ka kushtëzuar prej disa muajsh gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë orëve të fundit shumë politikanë e sipërmarrës italianë i kanë dërguar mesazhe urime për një shërim të shpejtë.

Silvio Berlusconi ka qenë katër herë kryeministër i Italisë e prej vitit 2008 është lider i Partisë Forza Italia.

Marketing