Përkohësisht ndërpriten linjat e autobusëve deri në Vodnon e Mesme, nuk do të punojë edhe teleferiku

Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) Shkup kumtoi se prej nesër nuk do të punojnë tre linjat e autobusëve deri në Vodnon e Mesme (25, 25A dhe 25B), ndërsa nuk do të punojë as teleferiku.

Marketing

Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në periudhën e ardhshme, gjegjësisht deri në vendimet e ardhshme në përputhje me rekomandimet dhe masat për mbrojtjen dhe parandalimin e koronavirusit, informon NQP Shkup.