Përkrahje e fuqishme nga mjekët dibranë për d-r.Hekuran Dukën

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 prillit, kandidati për kryetar i Komunës së Dibrës nga radhët e BDI-së, z. Hekuran Duka mbrëmë organizoi një takim me kolegët e tij mjek që veprojnë në rajonin e Dibrës. Në këtë takim ishin prezentë edhe mysafirë nga jashtë Dibre, ndër to zv/ministri i Shëndetësisë, z.Asim Musa dhe mjekët e nderuar nga Klinika Universitare, z.Ilir Hasani, Drejtim Bina dhe Albert LLeshi.

Marketing

Në një atmosferë të ngrohtë mes kolegësh që tregonin mbështetjen e fuqishme për kolegun e tyre, kryetari Duka, në përshëndetjen e tij , duke I falënderuar të gjithë kolegët për pjesëmarrjen, mes tjerash theksoi:

“ Jo pa qëllim unë takimet me grupet e interesit I fillova me ju, kolegët e mi të nderuar. Ju jeni familja ime dhe kush mund ta njeh më mirë njeriun, karakterin e tij, moralin e tij dhe aftësitë e tij , se sa familja e tij. Kjo tregon të kaluarën time që më bën krenar dhe më jep forcë dhe vetëbesim më të madh , për të kryer me sukses misionin e marrë përsipër”.

Takimin e përshëndeti edhe zv/ministri I Shëndetësisë, z.Asim Musa, ndërsa për z. Duka dhe personalitetin e tij folën edhe mjekë të tjerë pjesëmarrës në takim.

Marketing