Përkthimet zyrtare, me mangësi të mëdhaja, thonë albanologët

Skandali i radhës me përkthimin vjen nga Kuvendi. Në njoftimin pë takimet e kryeparlamentarit Xhaferi në Serbi, e posaçërisht takimit me kreun e Preshevës Shqiprim Arifi, shërbimet e Kuvendit kanë përkthyer tesktualisht madje edhe emrin e kryetarit të Preshevës nga Shqiprim në Albanija.

Marketing

Albanologët kritikojnë ashpër këtë mënyrë të përkthimit duke kujtuar se rregullat e gjuhës shqipe nuk lejojnë përkthimin e emrave. Albanologët madje konsiderojnë se emrat nuk duhet të shkruhen as me shkronja të gjuhëve të tjera, e jo më të përkthehen.

“Kuptohet se ky është një gabim shumë i madh përkatësisht është një lapsus, do të parapëlqeja ta quaja gabim teknik sepse vështirë se përkthyesit kishin mundur ta bëjnë këtë. Në rastin konkret, vetëm emri patjetër të mbetej si i tillë dhe mund të transliterohej nga shkronjat e alfabetit të shqipes në shkronjat e alfabetit cirilik. Një krah i gjuhëtarëve mendojnë se emrat nuk duhet as të transliterohen patjetër se të jepen në formën e tyre origjinale. Në të ardhmen do të ishte mirë që të gjithë ne të kemi kujdes, duke i përfshirë edhe ata të cilët janë përgjegjës për çështje të tilla, të bartësve të posteve të ndryshme shoqërore dhe politike në vend të kenë kujdes që në të ardhmen të konsultohen me njerëz përkatës” – deklaroi Asllan Hamiti, Profesor Universitar – Albanolog.

Profesori universitar Asllan Hamiti tha se Insistucionet nuk i konsultojnë ekspertët për çështje të cilat janë me rëndësi të mëdha. Ai konsideron se për evitimin e këtyre gabimeve, duhet të punësohen profesionistë të fushave të caktuara nëpër kabinetetet e bartësve të funksioneve të larta.

“Në çështjen e konsultimeve, kohëve të fundit ishte shumë aktuale çështja e emërtimit versionit të ri të emëruar në shqip, dhe ky versioni i propozuar u tha se janë konsultuar gjuhëtarët por ne deri më tani, edhe me bisedat që kam pasur me kolegët e mi, deri më tash nuk është konsultuar asnjë askush. Jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të tjera nuk jemi konsultuar. Përveç konsultimit, forma më e parë do të ishte edhe më e mira, do të ishte punësimi i njerëzve përkatës në institucionet e duhura dhe ata do ta kenë për obligim parësor që të kujdesen për këta çështje të tyre profesionale, dhe me këtë kontekst edhe për përdorimin e drejtë të shqipes” – u shpreh Asllan Hamiti, Profesor Universitar – Albanolog.

Pas shpërndarjeve të shumta dhe komenteve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, shërbimet e faqes së kryeparlamentarit tërhoqën postimin dhe kanë publikuar një version të përmirësuar. Ndryshe, gabimet drejtshkrimore si dhe përshtatjet nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe kanë qenë prezente si nëpër shërbimet e institucioneve shtetërore poashtu edhe nëpër tekste të shumta shkollore./Alsat-M