Përkthimi i dokumenteve voluminoze, sfidë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Sfida më e madhe lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të jetë përkthimi, pasi kemi institucione me sasi të mëdha të përkthimeve që do të duhet të punohen në bazë ditore dhe të cilat duhet të jenë sipas standardeve më të larta.

Marketing

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pas takimit në Qeveri me përfaqësuesit e Grupit të Punës Ndërdikasterial për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit, Ylber Sela.

“Tani të gjitha dokumentet do të kenë rëndësi legale, kështu që më nuk do të ketë prioritizim në cilin përkthim është zyrtar, gjegjësisht legal. Kështu që duhet pasur kujdes për çdo fjalë, çdo fjali, pasi është dokument në bazë të së cilit fitohet një e drejtë ose vendoset një rregull. Këtu do të jetë sfida pasi ka shumë institucione – 1.300 institucione që tani i shënuam, që në Regjistrin qendror t’i regjistrojmë në tre gjuhë”, tha Osmani.

Shprehu bindje se këtu do të ndihmojnë shumë vendet me problematikë të ngjashme të cilat janë shumëgjuhëshe, ndërsa siç paralajmëroi, do të organizohet edhe Konferencë donatore, me të cilën do të përfshihet edhe komuniteti i donatorëve, jo vetëm në ndërtimin e kapaciteteve logjistike por edhe bartjen e njohurive dhe përvojave.

Osmani theksoi se ajo që tani me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve mundësohet është në institucionet nga zgjerimi horizontal të ketë vertikal të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

“Ka institucione ku një zgjidhje i ka njëqind faqe dhe derisa Agjencia nuk furnizohet me mundësinë për përkthimin e këtyre njëqind faqeve, institucionet megjithatë, akoma shkojnë në një gjuhë pasi çdo fjalë e dokumenteve që e japin institucionet kanë pasoja legale dhe këtu nuk guxon të kemi gabim në përkthim”, theksoi ai dhe shtoi se Ligji ka periudhë kalimtare prej gjashtë muajsh që të ndërtohen kapacitetet.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkoski tha se zbatimi i të drejtave të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në vend është pranuar mjaft pozitivisht nga të gjithë në shtet, dhe siç tha, institucionet pothuajse edhe nuk kanë, nuk bëjnë kurrfarë obstruksionesh gjatë implementimit të këtyre dispozitave ligjore.

“Qeveria i ndihmon institucionet si me rekomandime ashtu edhe teknikisht. Ndihma më e madhe gjithsesi duhet të pasojë ndaj Agjencisë për implementimin e gjuhëve për arsye se ky është institucion i ri i cili tani po formohet. Stafi i parë i cili do t’i bashkohet Agjencisë do të jenë Sekretariati i Përgjithshëm, ata janë persona të cilët kanë ndonjë përvojë në punën e administratës publike dhe vlerësojmë se kapacitetet e tyre do të kontribuojnë që kjo Agjenci me kapacitet të plotë të fillojë të punojë vetë nga fillimi”, tha Rashkoski.

Sipas tij, është e rëndësishme të dëshmohet se nuk është asgjë problematike në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, shprehu kënaqësi që në takim e ka prezantuar funksionimin e deritanishëm të Agjencisë dhe theksoi se ka gatishmëri që e njëjta të fillojë me punë me kapacitet të plotë. .

Marketing