Përkujtohet dëshmori i kombit, Beqir Limani në 21 vjetorin e rënies

Në organizim të shoqërisë Lëvizja, sot në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, u përkujtua jeta dhe veprimtaria e devotshme atdhetare e martirit të kombit, Beqir Limani në 21 vjetorin e rënies së tij, ku morën pjesë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare.

Marketing

Me moton “Drejt amanetit të bacës Beqë” sot në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, u mbajtë manifestimi përkujtimor kushtuar simbolit të rezistencës shqiptare të këtyre anëve Beqir Limani, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Në shenjë nderimi për gjakun e derdhur në alltarin e lirisë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, vendosën lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, tek varri i veprimtarit Ruzhdi Veliu – Jehoni si dhe te vendprehja e dëshmorit të kombit, Beqir Limani.

Në këto përvjetorë të dëshmorëve të kombit, që kanë rënë në fushën e nderit ne duhet të bëjmë një përkushtim më të fortë mbi shëmbëlltyrën e tyre në shoqëri, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Për jetën dhe veprimtarinë e bujshme atdhetare të dëshmorit Beqir Limani folën edhe bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtar që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora.

Marketing