Përkundër koronavirusit, ky event botëror do të mbahet

“Emmy Awards 2020” është caktuar të mbahet më 20 shtator dhe Akademia e Televizionit nuk planifikon të ndryshojë datën përkundër Covid-19.

Marketing

Aktualisht nuk dihet se si do të prezantohet shfaqja, por duket se shfaqja do të vazhdojë akoma në një lloj formati.

ABC do të transmetojë Emmy-n këtë vit dhe Rob Mills nga stafi ekzekutiv i eventit i tha Variety se ende nuk ka ndonjë azhurnim në telekast, “përveç se do të ndodhin në njëfarë mënyre ose forme, por ne kemi pak kohë. Nuk e di si do të duken, por ato do të ndodhin. “

“Emmy do të mbahet,” tha Mills , “Por ne ende nuk e dimë se si do të duket përmbajtja sepse thjesht nuk e dimë se ku do të fryjnë erërat në muajt e ardhshëm.”

Njoftimi për nominime tashmë është shtyrë për dy javë deri më 28 korrik.

Marketing