Përkushtimi i BE-së ndaj B. Perendimor, Hahn: Vazhdoni reformat, mundi do shpërblehet

epa05311861 Commissioner for European Neighborhood Policy & Enlargement Johannes Hahn gestures during a press conference with Prime Minister of the Republic of Kosovo Isa Mustafa (not pictured) in Pristina, Kosovo, 17 May 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Eurokomisioneri Johanes Han në një intervistë dhënë gazetës kroate “Express”, ka inkurajuar vendet e Ballkanit që t’i vazhdojnë reformat në rrugën Euro-Atlantike, dhe se mundi i tyre do të shpërblehet.

Marketing

Sipas Han, me faktin që Bashkimi Europian vendosi të hap bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në kohë të krizës nga virusi korona, tregoi se përkushtimi i BE drejt vendeve të Ballkanit me theks të vacant për këto dy vende, është i madh.

“Muajin e kaluar, Këshilli vendosi të hap bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore përkundër krizës së virusit korona. Por edhe fakti i riprogramimit të burimeve financiare dhe masat shtesë, siç është heqja e ndalimit të eksportit të pajisjeve mjekësore, ne po tregojmë dhe treguam qartë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës. Prandaj u them miqve tanë në Ballkan që të vazhdojnë me reformat në rrugën e tyre drejt BE, dhe përpjekjet e tyre do të pranohen, dhe në fund do të shpërblehen. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në meritë dhe si i tillë është në interesin e vërtetë të BE-së. Bëhet fjalë për “eksportimin e stabilitetit në vend të importimit të paqëndrueshmërisë” – tha Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.

Hahn u shpreh optimist se gjatë presidencës së parë të Kroacisë me BE-në, do të përmbushet me sukses roli kryesues edhe pse në kohë të një krize të rëndë.

Dhe ky reflektim pozitiv do të ndihet në të gjitha shtetet anëtare, por edhe tek shtetet pretendente për anëtarësim.

Marrë parasysh se kriza Kovid nuk luftohet vetëm, Hahn përmendi edhe ndihmën prej 890 miliardë euro nga Banka Qendrore Evropiane dhe votimin nga eurodeputetët për të vënë në dispozicion 37 miliardë Euro për të ndihmuar vendet anëtare të luftojnë krizën, në mbështetje të sistemeve të kujdesit shëndetësor, ndërmarrjeve dhe punëtorëve.

Marketing