Përleshja e ashpër mes tifozëve të Liverpool dhe Cityt

Para ndeshjes mes Liverpool dhe Manchester Cityt në Community Shield në ‘Wembley’ të dielën, disa huliganë nga të dy klubet u përleshën në Great Portland Street, një ndalesë në stacionin e trenit në Londër.

Marketing

Të dy grupet e tifozëve shkëmbyen grushta për më shumë se një minutë, me një tifoz të Liverpoolit që u largua me një fytyrë të përgjakur përpara se të tërhiqeshin nga treni pasi tifozët e Cityt vazhduan të shkelmonin dhe të grushtonin fytyrat e tyre.

Policia Britanike e Transportit ka konfirmuar se po heton përleshjen, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, trofeu i ‘Community Shield’ i takoi Cityt, pasi mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive (5-4).

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1-1.

Marketing