Përleshje dhe vjedhje në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në mesditë ka ndodhur një përleshje në një lokal në Çarshinë e vjetër të Shkupit, dhe po të njëjtën ditë ka ndodhur edhe një vjedhje, transmeton Portalb.mk.

Marketing

SPB –Shkup raportoi se dje rreth orës 13:30, 22 vjeçari M.S. është sulmuar në një lokal në Çarshinë e vjetër nga B.G. Policia deklaron se po punohet për zbardhjen e rastit.

Ndërsa, në ora 17:10 në të njëjtën ditë, 48 vjeçari R.A. është paraqitur në polici, duke informuar se me kërcënim i janë marrë paratë dhe bizhuteria në Çarshinë e vjetër.