Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë.

Marketing

Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë A. B. dhe B. V., të cilët janë qëlluar në makinë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur.

 

Marketing