Përleshje me thika te “rruga e çadrave” në Tetovë?!

Një person ka ngelur i plagosur me plagë të rënda në një incident që ka ndodhur gjatë përleshjeve me thika në Tetovë.

Marketing

Sipas portalit “tetova1” që ka nxjerrë një lajm të pakonfirmuar nga autoritetet policore, incidenti ka ndodhur gjatë mesnatës, kur gjatë një përleshje që ka shpërthyer, një person është sulmuar dhe therrur me thikë. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që ta kap autorin.

SPB në Tetovë për nesër ka paralajmëruar detaje lidhur me këtë incident të rëndë në Tetovë që ka ndodhur në këtë periudhë të pushimeve verore të diasporës.

Në rajonin e Tetovës së fundi janë shtuar incidentet dhe rastet e dhunës, që çdo ditë paraqiten përmes buletineve të MPB-së.