Përleshje mes policisë dhe të rinjve në Paris

Në tre periferi të Parisit mbrëmë sërish shpërthyen përleshje mes grupeve të të rinjve dhe policisë.

Marketing

Përleshjet janë regjistruar në periferitë Vilnev la Gren, Nanter dhe Klishi.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi në të cilat shihet si grupi i të rinjve hedhin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike ndaj policisë dhe kanë ndezur disa automobila.

Përleshjet filluan gjatë fundjavës kur një motoçiklist u lëndua gjatë përplasjes me një automjet të policisë.

Marketing