Një zënkë që ka shpërthyer në një incident të rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tetovë. Dëshmitarë okularë që kanë çuar foto dhe kanë dhënë detaje për INA kanë nënvizuar se incidenti ka ndodhur në qendër të Tetovës, kur ka shpërthyer një dhunë e paparë midis dy grupeve.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të ndalojë një person të përfshirë në dhunën brutale.

Sipas të dhënave nga dëshmitarët okularë, dy persona kanë përfunduar me plagë të rënda, njëri prej të cilëve është në gjendje të rënë. Të lënduarit janë shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikën e Tetovës. Policia pritet të jap hollësi për incidentin që ka tmerruar kalimtarët e rastit në qendër të Tetovës.