Përmbyllet me sukses fushata humanitare “Ti je lulediell” në Maqedoni (foto)

Fondacioni “Ti je lulediell” (“You are a Sunflower”) si asnjëherë më parë bëri bashkë institucionet vendore, afaristët dhe shumë aktivistë vullnetarë në ndihmë të fëmijëve me sëmundje të gjakut. Sot në një ceremoni solemne, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi, Ministri i Shëndetësisë z. Venko Filipçe, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, donatorë afaristë të vendit, ekipi mjekësor dhe aktivistë të misioneve humanitare shënuan përmbylljen me sukses të fushatës humanitare të inicuar pak muaj më parë nga fondacioni “Ti je lulediell” të kryesuar nga misionarja e palodhur e aksioneve humanitare Albana Osmani.

Marketing

Në fjalimin e tij me këtë rast, kreu i Çairit Ganiu u shpreh: “Ndihem me të vërtetë krenar që Komuna e Çairit bashkë me institucionet tjera të vendit u bë pjesë e këtij triumfi humanitar që dha frytin më të mirë të shpresës, kurajos dhe buzëqeshjes në fytyrën ëngjëllore të shumë fëmijëve në repartin e onkohematologjisë dhe i mundësoi spitalit të pajiset me mjete të sofistikuara për trajtimin sa më profesional të sëmundjeve të gjakut tek fëmijët.

Uroj që këto rreze të mirësisë që kapluan zemrat tona të mos shuhen asnjëherë, uroj që lumturia e fëmijëve të jetë misioni më i rëndësishëm i veprimit tonë individual dhe institucional, kurse në buzëqeshjen e tyre të gjejmë kuptimin e jetës që po jetojmë! Faleminderit Albana Osmani dhe ju aktivistë të palodhshëm të fondacionit “Ti je Lulediell” që na bashkuat rreth një kauze të shenjtë humanitare. Qoftë e përjetshme puna juaj si pranverat e jetës!”

Marketing