Sipas kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, në 15 lokacione në qytet, rrjeti i kanalizimit është bllokuar, është paraqitur se janë përmbytur 5 shtëpi dhe se një rrufë ka goditur një shtyllë elektrike. Është shkaktuar edhe dëm material, por nuk ka të lënduar.

Rreth orës 13, Prilepin e kaploi mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Moti i këtillë ka zgjatur 40 minuta dhe sipas autoriteteve kompetente, kanë rënë rreth 40-50 litra të reshura shiu për metër katror.

Sipas kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, në 15 lokacione në qytet, rrjeti i kanalizimit është bllokuar, është paraqitur se janë përmbytur 5 shtëpi dhe se një rrufë ka goditur një shtyllë elektrike. Është shkaktuar edhe dëm material, por nuk ka të lënduar.

Sipas kryetarit, në terren kanë dalë ekipet e dy ndërmarrjeve komunale “Komunalec” dhe “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, bashkë me dy kompani private, të cilat me makineritë e tyre i kanë pastruar të gjitha rrugët. Nga këto ndërmarrje u bëjnë thirrje qytetarëve, që nëse kanë pasur ndonjë lloj dëmi, ta paraqesin që ekipet të mund të intervenojnë.