Përmbytje apokaliptike në Australi, mijëra të evakuar, vendi në alarm

Rreth 18 mijë njerëz janë evakuar nga përmbytjet e mëdha në Nju South Wales, në Australi, me akoma më shumë reshje shiu që janë parashikuar.

Marketing

I gjithë bregu i shtetit është tani nën një paralajmërim të ashpër moti. Ditë të tëra reshjesh të rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të tejmbushen përreth Sidneit, kryeqytetit të shtetit, dhe në kuinslendin juglindor.

Kryeministri Scott Morrison ka ofruar fonde për ata që janë detyruar të evakuohen në atë që është quajtur një ngjarje që ndodh një herë në gjysmë shekulli.

Byroja australiane e meteorologjisë ka ngritur nivelin e saj të alarmit duke thënë të hënën se mund të shihet një shtim i reshjeve, erëra të forta dhe dallgë jo normale në Nju South Wales. Ajo po ashtu, tha se rreth 10 milionë njerëz në të gjithë shtetin dhe territorin, përjashtuar Australinë perëndimore, janë tani nën alarm për mot të keq.

Zyrtarët lokalë të Nju South Wells-it kanë konfirmuar se nuk janë regjistruar deri më tani viktima dhe kjo sipas tyre është një mrekulli e vërtetë duke pasur parasysh gjendjen e krijuar. Por, ka pasur dëme të mëdha në zonat e prekura ku jetojnë një e treta e 25 milionë banorëve të Australisë.

Marketing