Përmbytje dhe rrëshqitje toke, moti i keq “pushton” veriun e Italisë

Moti i keq me shira të rrëmbyer ka përfshirë veriun e Italisë gjatë së martës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.

Marketing

Situata ka qenë më e rëndë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj. Pamje të tmerrshme u shpërndanë në rrjetet sociale ku uji merrte gjithçka i dilte përpara në rrugët, ndërsa rrëshqitje toke pati pranë liqenit të Komos.

Disa fshatra u izoluan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat bllokuan rrugët, ndërsa uji u fut në shumë banesa dhe disa automjete u zhytën tërësisht në rrugët e shndërruara në lumenj.

Marketing