Përmbytjet në Kinë, humbin jetën 25 persona (VIDEO)

25 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore.

Marketing

Autoritet bëjnë me dije se qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, pasi niveli i ujit u rrit pa pritur nga reshjet e shumta të shiut.

Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve.

Që nga e shtuna kjo provincë është përfshirë stuhi dhe reshje të dendura. Autoriteti Meteorologjik i Kinës theksoi se një pjesë e rajonit do të përballej me stuhi të ashpra dhe pritet që kjo situatë të fillojë të përmirësohet nga dita e premte.