Perndarovski: Miqësia me fqinjët bart zhvillim ekonomik dhe stabilitet

Kandidati për president Stevo Pendarovski në fjalimin me video drejtuar qytetarëve e komentoi rëndësinë e vizitës së sotme të kryeministrit së Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras dhe ndërtimin e miqësisë. Pendarovski konsideron se vizita është me rëndësi historike, se kontribuon për stabilitet në rajon dhe zhvillim të shpejtë ekonomik për vendin tonë.

Marketing

“Vizita e kryeministrit Cipras me delegacionin e 70 kompanive është me rëndësi historike për vendin tonë. Miqësinë e re që e ndërtojmë midis të dyja vendeve, jo vetëm që i stabilizon marrëdhëniet në Ballkan, por mundëson zhvillim të shpejt ekonomik në vendin tonë. Sot treguam se vetëm me vullnet të fuqishëm, lidership dhe vizion mund të bëhen hapa të rëndësishëm përpara”, thotë Pendarovski në video.

Pendarovski thotë se dera drejt të ardhmes së sigurt është e hapur dhe se qytetarët më 21 prill kanë mundësi të zgjedhin se a do të vazhdojmë përpara drejt një jete më të mirë ose do ta mbyllim derën dhe të mbesim në vendin e njëjtë ku jemi ndalur me vite.

“Dera drejt një të ardhme më të sigurt është e hapur. Ndërtojmë ura dhe miqësi me fqinjët, së shpejti hymë në NATO dhe fillojmë negociata për Bashkimin Evropian. Mund të zgjedhim se a do të vazhdojmë përpara drejt një jete më të mirë ose do ta mbyllim derën dhe do të mbetemi në vendin e njëjtë ku jemi me vite. Besoj se zgjedhja e 21 do të jetë që së bashku të vazhdojmë përpara!”

Sot Pendarovski fushatën e vazhdon në Shkup, do të takohet me banorët e Sopishtes, Studeniçanit, Qendrës dhe Aerodromit.