Përpiu prerësen e thonjve, në QKUK ia largojnë përmes ndërhyrjes

Mantelbardhët e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme.

 Ata kanë intervenuar tek një person, i cili aksidentalisht kishte përpirë prerësen e thonjëve, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur, gastroenterologu, Skender Telaku.

Marketing

“Largimi i trupit te huaj (brisk i thonjeve) ne Kliniken e Gastroenterologjise nga ekipi kujdestar i Klinikes se Gastroenterologjise i perbere nga Dr. Sci. Skender Telaku, dr. Hekuran Dibrani dhe nga jnf. Nalan Burniku Aliu”, ka shkruar ai krahas disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook.

Marketing