Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca kanë caktuar komisionet për politikë të jashtme, për kulturë, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Komisioni për politikë të jashtme duhet ta vazhdojë seancën në të cilën është paralajmëruar fjalim për realizimin e politikës ndërkombëtare të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Seanca e këtij Komisioni ishte anuluar disa herë.

Vazhdimi i fundit duhej të mbahej të enjten, por seanca ishte anuluar për të hënën. Kryetari i Komisionit Antonio Milloshovski atëherë tha se seanca do të vazhdojë me punë kur deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë do t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura te presidenti i Republikës së Maqedonisë. Ai informoi se deputetët me letër do t’i kërkojnë këto materiale të cilat, sipas tij, gjenden te sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Cvetanka Ivanova.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe paraqitja e platformave për aktivitetet diplomatike të ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë në Oslo, Mbretëria e Norvegjisë Serxhim Muhamed, në Republikën e Polonisë Vasil Panovski, në Mal të Zi Mihajllo Tërpkoski, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore Aleksandra Miovska dhe Raportin përfundimtar të Pajo Aviroviq, i cili ishte ambasador në Izrael.

Komisioni parlamentar për kulturë do ta vazhdojë Debatin mbikëqyrës në temë: Ligji për menaxhim me Rajonin e Ohrit dhe rregullores adekuate në kontest të Konventës së UNESKO-s për mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik të Ligjit për shërbime gjyqësore, në lexim të parë.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës-juridik.