Përpjekje e re e partive politike për fatin e PSP-së

Pa paralajmërime për zhvendosjen e pozicioneve, grupet punuese të pushtetit dhe opozitës sot duhet sërish të takohen në tentim të dakordohen rreth Ligjit për Prokurorinë Publike me të cilën duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i PSP-së.

Marketing

VMRO-DPMNE-ja opozitare dje në Ministrinë e Drejtësisë dorëzoi tre parime të cilat do të insistojë të implementohen në Propozim ligjin e Prokurorisë Publike – implementim i plotë i standardeve ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me Prokurorinë dhe prokurorët, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe pavarësinë, neutralitetin, llogaridhënien, efikasitetin dhe efektivitetin në luftën kundër krimit.
Toni Menkinovski, i cili e udhëheq grupin e VMRO- DPMNE-së thotë se kanë vërejtje në 120 faqe, por që ka hapësirë për marrëveshje.

Në pjesën e të drejtave të njeriut kërkojnë të krijohet një sektor i veçantë për të monitoruar legjislacionin evropian dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që do të sigurojë zbatimin korrekt të ligjeve dhe praktikën gjyqësore të kësaj Gjykate në Prokurori, dhe mbeten të mendimit se provat të cilat i posedon PSP-ja nuk mund të shërbejë në procedurat gjyqësore të mëtejshme, sepse sipas tyre, bëhet fjalë për dëshmi të mbledhur në mënyrë të kundërligjshme nga një organ jolegjitim.

Gjithashtu qëndrojnë në atë se PSP të veprojë si një sektor i veçantë në kuadër të prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionit, si dhe zgjedhjen prokurorit publik të bëhet me propozim të opozitës.

“Sipas parimit të llogaridhënies, PSP duhet të përfundojë lëndët e nisura e që janë ngritur deri më 30 qershor të vitit 2017 dhe në përputhje me ligjin, përbërja aktuale të ndërpresë ushtrimin e funksionit. Gjithashtu të formohet komision anketues, i cili do të vlerësojë punën nga ana e kuvendit”, tha Menkinoski.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila e kryeson grupin e punës të pushtetit, pas takimit tha se për ta është e papranueshme kërkesa që PSP të jetë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, as ndërprerja e hetimeve dhe aktakuzave.

“Patëm takim të gjatë me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Prokurorinë publike. Dallimet kyçe kanë të bëjnë me PSP-në. Biseduam nen për nen, e shqyrtuam tërë ligjin dhe nëse për nenet e tjera mundëm të gjejmë gjuhë të përbashkët, dallimet thelbësore mbetën në pjesën e PSP-së. Kërkesa të cilën e parashtruan, PSP të jetë pjesë e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo prokurori e posaçme, është çështje e cila realisht nuk mund të jetë e pranueshme, nga shkaku që një nga përcaktimet strategjike është se PSP duhet të vazhdojë si prokurori, e jo si sektor në një prokurori tjetër”, tha Deskoska.

Ndryshe, shumica qeveritare pret që ligji për Prokurorinë publike të miratohet deri në fund të marsit, ose para fillimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Kjo është një nga arsyet për hapjen e bisedimeve me BE-në në qershor.

Marketing