Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasi një anije pasagjerësh u përplas me një kroçere në një kanal portual në Venecia të Italisë.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:30 në kanalin Giudecca, një rrugë kryesore që çonte në sheshin e famshëm të “Shën Markut” në qytetin italian.

Anija e lundrimit ka një kapacitet prej 2,679 pasagjerësh dhe peshon 65,591 ton.

MSC Cruises tha se anija ishte gati të dilte në një terminal të pasagjerëve në Venecia kur pati probleme mekanike.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=qZWx7Rkt8K4