Përplasen dy makina në Mamurras, dy shoferët transportohen me urgjencë në spitalin e traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Thumanë në afërsi të lagjes Demokracia.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë plagosur drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për shkak të përplasjes që ka qenë shumë e fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Marketing

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

Marketing