Përplasi një motoçiklist, ndalohet babai i Lionel Messit

Babai i Leo Messit, Jorge Messi, aksidentoi një motoçiklist me makinën e tij. Aksidenti ndodhi në Argjentinë.

Marketing

Djaloshi 24-vjeçar për një moment kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në një kryqëzim në qytetin e Rosarios.

Derisa djaloshi u dërgua në spital, policia e dërgoi babanë e lojtarit të Barcelonës në një stacion të policisë aty pranë, ku pas disa orëve u lejua të largohet.