Përplasja e Alioskit me Pepe, reagon ashpër klubi i Arsenalit

Nicolas Pepe u ndëshkua me kartonë të kuq pas një goditje me kokë ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Marketing

Dy futbollistët kanë marrë kritika të mëdha në rrjetet sociale sa që është dashur reagimi i klubit për të sqaruar situatën.

“Ne dënojmë plotësisht abuzimin e poshtër drejtuar Nicolas Pepe dhe Ezgjan Alioski në mediat sociale pas ndeshjes tonë kundër Leeds United. Kjo është plotësisht e papranueshme dhe ne do të punojmë me policinë dhe autoritetet për të bërë gjithçka që mundemi për të gjetur dhe ndjekur penalisht fajtorët”, ka shkruar Arsenali në faqen zyrtare.

Kujtojmë se ndeshja përfundoi në barazim derisa ka pasur edhe një konfrontim në fund të ndeshjes.