Përplasje e madhe në Agjencionin e rrugëve, Zoran Kitanovit i gjuajnë me karrige

I gjuajtën me karrige, por nuk e kapën, kjo ishte sot situata që eskaloi mes anëtarëve të bordit dhe drejtorit të agjencionit të rrugëve të Maqedonisë, Zoran Kitanov. Siç mëson TetovaSot, përplasja ka ardhur për zv/drejtorin e kësaj drejtorie ku Kitanov nuk ka pranuar që ku menjëherë anëtarët shqiptarë të bordit kanë gjuajtur me karrige dhe sende të tjera drejt tij, ku më pas ndërpritet mbledhja.

Marketing

Kjo nuk është hera e parë që drejt tij gjuhet me sende të forta, rikujtojmë se muaj më parë një anëtarë shqiptarë i bordit e kishte sulmuar për shkak se Kitanov nuk kishte miratuar programin për ndërtimin e rrugës në Tetovë ku anëtari i bordit e kishte kapur për fyti ku më pas kishin ndërhyrë të tjerët për ti ndarë nga zënka më e madhe.

Nga policia ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë për këtë situatë në Agjencionin e Rrugëve

Marketing