Një përplasje me armë ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMË i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit