Përplasje mes Konfederatës së Sindikatave dhe Qeverisë

Vazhdon përplasja mes Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe Qeverisë. Sindikalistët nuk mund ta rinovojnë përfaqësimin e tyre, sepse kompanitë shtetërore dhe institucionet nuk kanë dashur tu dorëzojnë listat e nevojshme të punonjësve që janë edhe anëtarë të tyre, akuzon kryetari i KSL-së Bllagoja Ralpovski. Sindikalistët nuk zbuluan se cilët drejtorë kanë refuzuar tua dërgojnë listat në sindikatë, por thanë se së shpejti do të dalin në publik dhe do të bëjnë publike. Ata nuk heqin dorë nga ideja e grevës së përgjithshme në sektorin publik.

Marketing

Po, drejtorët e institucioneve shtetërore. Kemi reaguar, për disa kemi nisur procedura gjyqësore, kemi dorëzuar pranë Inspektoratit shtetëror të punës, pasi ligji qartë tregon se bëhet fjalë për vepër penale- tha Bllagoja Rallpovski- kryetar i Konfederata e Sindikatave të Pavarura.

Nga Qeveria nuk u prononcuan, edhepse thanë se gjatë ditës do të dërgojnë qëndrim. Paraprakisht nga Qeveria thanë se nuk kanë asgjë kundër që kjo sindikatë të pjesë e Këshillit ekonomiko- social dhe të bisedojë për tema të rëndësishme lidhur me të drejtat e punëtorëve. Dy javë më parë sindikata e KSL-së organizoi protestë paralajmëruese në qendër të Shkupit ku adresoi kërkesa konkrete deri te pushteti. Në të kundërtën, paralajmëruan se do të dalin në grevë të përgjithshme. Përveç pagave më të larta, sindikata e KSL-së ku janë anëtarë kryesisht administratorët, kërkon edhe pagesën e K15 në sektorin publik, ndërsa nuk pajtohen edhe me paralajmërimet e pushtetit që të punësuarit në sektorin publik të transferohen në ndërmarrje private.

Marketing