Përplasje në ASH, Taravari dëshiron koalicion me Alternativën, tjerët me BESËN

Përlasje e madhe ndodhë këto ditë në ASH ku flitet për koalicionet e mundshme. Siç meson TetovaSot Arben Taravari ka ngulur këmbë se një koalicion me Alternativën do të jetë fitues ndërsa është përplas me gjysmën e kryesisë që janë kundër një koalicioni me partinë e pushtetit. Një anëtarë i kryesisë për TetovaSot i cili dëshiron të ngelet anonim, theksoi se është absurde të jetë në koalicion Alternativa ku deri dje ka bashkëqeverisur me BDI -në.”Nuk e kuptoj një koalicion me Alternativën, ajo bashkëqeveris me BDI-në, ateherë hajt bëjmë edhe me PDSH-në. Si do të dalim para popullit dhe do themi s’ka punuar BDI a në fakt do të jemi me Alternativën. kjo që dëshiron Taravari është jo etike dhe absurde, dhe e turpshme, populli nuk ha barë dhe e di kush është në qeveri me LSDM-në” thotë anëtari i kryesisë duke shpresuar një koalicion me BESËN.

Marketing

Ndryshe dje Taravari theksoi se kanë mbetur edhe një javë për të përfunduar koalicioni i cili do ta turpërojë BDI-në me 12 Prill.

Deri tash BDI dhe PDSH kanë theksuar se do të garojnë të vetme, ndërsa partitë tjera vazhdojnë kalkulimet për bashkëpunime.

Marketing