Përplasjet në Darfur detyrojnë mbi 1.500 refugjatë të kalojnë në Çad

Përleshjet e fundit ndërkomunale në Darfurin Perëndimor të Sudanit kanë detyruar 1.860 refugjatë të kalojnë në Çadin fqinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e OKB-së për refugjatë (UNHCR) njoftoi se refugjatët, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, janë larguar nga shtëpitë në fshatrat afër kufirit, pas përplasjeve vdekjeprurëse që filluan më 3 prill.

“Dhuna e vrullshme thuhet se ka lënë 144 njerëz të vdekur dhe më shumë se 230 të plagosur. Ndërkohë, agjencitë humanitare po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të njerëzve të zhvendosur rishtazi brenda Darfurit Perëndimor, që vlerësohet të jetë në mijëra”, theksohet në njoftim.

Marketing

Përleshjet u zhvilluan në qytetin El Gjenina të shtetit Darfuri Perëndimor në Sudan, 20 kilometra larg kufirit Sudan-Çad.

“Refugjatët që mbërrijnë në Çad flasin për shkatërrimin e shtëpive dhe pronave dhe për vendet që strehojnë njerëzit e zhvendosur që janë në shënjestër. Disa nga të sapoardhurit tashmë ishin zhvendosur nga përplasjet e hershme të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti”, theksohet më tej.



. .

Marketing