Përqindja më e madhe e të infektuarve me Kovid-19 prej moshës 50 deri 59 vjeç, nga të hospitalizuarit 31.3 për qind janë me komorbiditete

Përqindja më e madhe e të sapoinfektuarve në periudhën prej 20 deri 26 korrik janë persona të moshës prej 50 deri 59 vjeç (22.3 për qind), ndërsa numri më i madh i të infektuarve është regjistruar te personat e moshës prej 40 deri 49 vjeç dhe mbi 60 vjeç- 19.6 për qind në dy grupe. Numri më të vogël të sapoinfektuarve ka te fëmijët e moshës deri nëntë vjet- 2.6 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjet- 4.7 për qind të numrit total të të infektuarve, tregojnë të dhënat që sot i publikoi ISHP nga periudha prej 20 deri 26 korrik.

Marketing

Në raport është evidentuar ulje e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Kovid-19, ndërsa rritje e numrit të të shëruarve në krahasim me javën e kaluar.

Nga gjithsej 32 raste të vdekjes në periudhën e caktuar që është për 12 më pak nga periudha e kaluar, numër më i madh janë persona të moshës mbi 60 vjeç (84.4 për qind).

Nga rastet që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 127 persona ose 14.2 për qind, ndërsa te 279 persona ose 31.3 për qind është regjistruar prania komorbiditeteve. Nga numri total i të infektuarve 44.4 për qind kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të Kovid-19, qëndron në raportin e ISHP-së.

Marketing