Shenja e parë STOP ka qenë e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me shenjën e sotme të kuqe me të cilën jemi mësuar.

Në fillim të shekullit të 20-të, rrugët kanë qenë në kaos. Për shoferët nuk ka qenë e nevojshme leja, linjat dhe shiritat nuk kanë ekzistuar, ndërkaq shenjat STOP ende nuk ishin shpikur.

Kur shenja e parë zyrtare e ndalimit është shfaqur në Detroit, më 1915, ishte e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me oktogonin e tashëm të kuq të cilin mund ta shihni gjithandej.

Më 1923, Dega e autostradës Misisipi ka propozuar ndryshimin: Çfarë do të ndodhë nëse forma e shenjës mund të shënojë ndonjë lloj rreziku para nesh?

Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të ketë shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës.

Rrathët (për të cilët konsiderohet që kanë anë të pafundme) kanë shënuar rrezikun më të madh, si p.sh. të kalimeve hekurudhore.

Oktogoni ka shënuar rrezikun e dytë sipas radhës, siç janë udhëkryqet.

Diamantet kanë shënuar kalim më pak të vështirë, ndërkaq kënddrejtët kanë qenë ekskluzivisht informues.

Edhe sot e kësaj dite i përdorim këta parametra, edhe pse askush nuk e di përse bash kjo mënyrë përdoret.

Artikulli paraprakBesimtarja muslimane në Tiranë përqeshet në rrugë, ja si reagoi ajo!
Artikulli tjetërE veshur me fustan me lule, kështu po shijon pushimet luksoze Andrra Destani